Kurti e mëson Perëndimin: Kthejani Serbisë regjimin e vizave, pastaj e zbatojnë marrëveshjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intevistë për median estoneze “Delfi” ka bërë një numër komentesh qortuese ndaj “qasjes së butë” të Perëndimit ndaj Serbisë, ku madje ka dhënë edhe disa “ide” se si duhet të rrotllojnë këtë qasje.

Për atë se Serbia nuk e zbaton Marrëveshjen e Ohrit, Kurti tha se Serbia duhet të kërcënohet me sanksione; dhe iu dha disa sugjerime BE-së dhe ShBA-së se çka duhet të bëjnë.

“Për shembull, liderët e BE-së duhet t’i thonë Beogradit se nëse nuk e zbatoni Marrëveshjen me Kosovën, do t’ua kthejmë regjimin e vizave. Do të ishin të gatshëm menjëherë ta zbatojnë marrëveshjen, sepse nuk do të guxonin të humbisnin lëvizjen e lirë pa viza”, ka thënë Kurti, raporton Nacionale.

Ndërkaq, edhe më tej ai i sugjeron bashkërisht ShBA-së dhe BE-së se duhet “t’ua theksojnë Serbisë” mbështetjen financiare dhe materiale që ata e marrin prej tyre.

“Duhet t’i thonë që mbështetja ndaj Serbisë nga perëndimi demokratik nuk duhet të merren si e mirëqenë”, ka thënë Albin Kurti.

“Po, mendoj se ndaj Serbnisë duhet marrë masa strikte për investimet e huaja. Nëse do të kërcënoheshin me tërheqje, Serbia do të sillej menjëherë në mënyrë të disiplinuar dhe do ta zbatonte marrëveshjen tonë”, ka thënë Kurti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share