Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përkundër reagimit të shteteve të QUINT-it dje për sa i përket ngjarjeve në veri, tha se Kosova e ka mbështetjen e tyre.
Ai tha se synimi i qeverisë dje ishte mundësimi i qasjes në zyra për kryetarët e zgjedhur në veri të vendi.
“Besoj që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë. E kemi dhe mirë po shkon puna”, është shprehur Kurti për RTV Dukagjini, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se dje Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se “veprimet në veri do të kenë pasoja në marrëdhënien bilaterale ShBA – Kosovë”.