Kurti: Draft-statuti për asociacionin nuk është “zajednicë”!

AKTIVISTËT E PSD-së AKSION NË KUVEND

Me mbishkrimin  “Regjimi i Zajednicës” janë pritur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e të cilëve aktivistët e PSD-së u kanë vënë edhe nga një “medalje” për themelimin e Zajednicës.  E kryeministri Kurti përdori tjetër hyrje për ti ikur kësaj medalje ndërsa në foltore e priti fotografia e një Jokeri e lule nga  deputetët e AAK-së.

E kryeministri Albin Kurti para deputëtëve ka thënë se drafti për Asociacionin që e ka pranuar nuk është Zajednicë.

Ka thënë se e kanë përkrahur planin e ri që e ka pranuar nga përfaqësuesit e 5 vendeve të QUINT-it por nuk ka shpalosur detaje.

Thotë se nuk e kupton pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i gatshëm ta nënshkruaj Asociacionin me dy ish-kryeministra të Kosovës, e nuk po është i gatshëm ta nënshkruajë me të.

Opozita ka kritikuar për mostransparencë kryeministrin ndërsa ka thënë se po i pranon ato që dikur i kishte kundërshtuar fuqishëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share