Kurti: Dhuna ndaj policëve në veri u shtua pasi iu prish rehatia bandave kriminale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në diplomimin e gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës ka folur për zyrtarët policorë që janë lënduar në aksionet në veri të vendit.

Ai tha se policia e ka shtuar aktivitetin në veri, ku bëri të ditur se në dy vjet e fundit 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, e një vazhdon të jetë në tretman mjekësor.

“Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar të policisë në atë zonë [veri], ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë policorë, ku 25 janë lënduar lehtë, një është plagosur e një ndodhet në tretman mjekësor pas lëndimit që kishte marrë në aksionin e arrestimit të kriminelit famëkeq ‘Llune’”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Kurti, kadetëve të rinj iu tha se puna e 57 gjeneratave të mëhershme të policisë e policët e rënë në krye të detyrë, lë të jenë udhërrëfyes për ta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share