Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konfirmuan pjesëmarrjen në raundin e ri të dialogut të nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit, që do të mbahet të hënën (27 shkurt) në Bruksel. Në takim do të bisedohet për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, kumtoi sot Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell dhe përfaqësuesi special i BE-së, Mirosllav Lajçak duke filluar nga ora 15 do të mbajnë takime të ndara me liderët, pas çka do të pasojë takim i përbashkët.
Në fund të takimit është paraparë deklaratë e Borellit për mediat.