Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm pritet të shkojë përtej 11 miliardë euro

Kryeministri Albin Kurti, në seancës e sotme plenare të Kuvendit, ka përmendur disa nga karakteristikat e buxhetit të vitit 2025.

Ai theksoi se gjatë qeverisjes së tij bruto produkti vendor është rritur aq sa për herë të parë sa që sivjet do ta kalojë shifren prej 10 miliardë eurove. Kurse për vitin e ardhshëm pritet të shkojë përtej 11 miliardë euro, njofton Klankosova.tv.

“Karakteristikat tjera të buxhetit të vitit 2025 janë:

Buxheti për paga dhe shtesa 13.85 për qind më i lartë, se në vitin 2024, ose 111.5 milionë euro

Buxheti për mallra dhe shërbime duke përfshirë edhe shërbimet komunale, është 3.2 për qind më i lartë se në vitin 2024,

Buxheti për subvencione dhe transfere është 8.75 për qind më i lartë se në vitin 2024, e këtu luajnë rol masat e reja si pensionet, shtesat për fëmijë, rimëkëmbja ekonomike etj.

Buxheti për investime kapitale është 8.3 për qind më i lartë se në vitin 2024.

Për këto vite të qeverisjes bruto produkti vendor është rritur aq sa për herë të parë sa që sivjet do ta kalojë shifren prej 10 miliardë eurove. Kurse për vitin e ardhshëm pritet të shkojë përtej 11 miliardë euro”, deklaroi ai.

Seanca sot ka vetëm një pikë në rend dite, që është shqyrtimi i buxhetit prej 3.6 miliardë eurosh.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share