Pasditen e së hënës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Sipas njoftimit të qeverisë së Kosovës, gjatë bisedës Kryeministri Kurti e falenderoi Sekretarin Blinken për mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme të SHBA për Republikën e Kosovës, ndërsa e informoi atë për dialogun me zyrën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme për de-eskalim dhe normalizim e marrëdhënieve me Serbinë.
Në njoftim thuhet gjithashtu se Kryeministri Kurti dhe Sekretari Blinken bashkëbiseduan për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës, për zgjedhjet e reja që duhen paraprirë nga sundimi i ligjit, si dhe për nevojën për zbatim të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit.
Tv Klan