Vizitën në Bosnje dhe Hercegovinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi, e filloi me homazhe pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës.
Ai vendosi lule të freskëta në kujtim të 1,601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe gjatë rrethimit të qytetit të Sarajevës gjatë viteve 1992-1996.