Kurti: “Aleatët e Rusisë” shtrembërojnë të vërtetën!

PËRMES DEZINFORMIMIT NDIKOJNË NË PROCESIN E NORMALIZIMIT TË RAPORTEVE KOSOVË-SERBI

Në prag të takimit të nivelit të lartë në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “aleatët e Rusisë” se përmes dezinformimit dhe sjelljeve të tjera dashakeqe në fushën kibernetike, po ndikojnë në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

Kurti gjatë samitit “Open Government Partnership” në Talin të Estonisë tha se këto veprime në Kosovë janë duke u intensifikuar.

“Në Kosovë, përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetë, të kaluarën dhe të tashmen, janë të dukshme dhe po intensifikohen. Gjatë kohës së ndjeshme, kur shteti ynë është i përkushtuar në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të normalizuar raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë, por edhe për përfshirjen e plotë të minoriteteve në proceset demokratike të shtetit, pa ndikim nga jashtë, këto kërcënime kibernetike, sikurse dezinformimi, bullizimi kibernetik dhe forma të tjera janë veçmas përcaktuese”, tha Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti pritet që të takojë në Bruksel presidentin e Serbisë Aleksandër Vuciq në kuadër të dialogut Prishtinë Beograd.

Përpilimin e udhëzimit administrativ për shpallen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri para takimit në Bruksel e sheh pozitiv analisti Rrahman Pacarizi. Sipas tij tash i mbetet Serbisë të ndërmarrë veprimet e saj që shtënsionimi i situatës në veri të  ketë sukses.

Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit dhe situata në veri besohet se do të jenë temat kryesore të takimit Kurti-Vuqic në Bruksel.

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share