Kurti akuzon Vuçiqin si vrasës

KRYEMINISTRI KOSOVAR FAJESON SERBINE SE KA NXITUR TENSIONET NE VERI TE KOSOVES

Albin Kurti replikoi ne distance me presidentin serb Vucic i cili nje dite me pare tha se kishte informacione secrete se qeveria kosovare po organizon gjakderdhje ne veri. Kurti u kunderpergjigj se kur zyrtarët në Beograd, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, flasin për dhunë dhe vrasje në Kosovë, ata flasin për vete.

Gjatë një vizitë në Doganën e Kosovës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kur zyrtarët në Beograd, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, flasin për dhunë dhe vrasje në Kosovë, ata flasin për veten. Ky reagim vjen menjëherë pasi presidenti serb, Vuçiq deklaroi në Beograd se ka informacione për plane se në veri të Kosovës po përgatitet likuidimi i popullsisë serbe.

Kurti tha se Kosova është për paqe dhe stabilitet ndersa e akuzoi Serbinë se ka nxitur rritjen e tensioneve në veri më 31 korrik dhe 1 gusht, kur serbët lokale bllokuan rrugët me barrikada në veri.

Kurti tha se Kosova vetëm gjatë këtij viti, me të hyrat nga Doganat janë rritur për 14 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë konferencës për media, Kurti tha se ai është kundër ndalimit të shamisë për vajzat nga mosha 16-vjeçare.

Në Kosovë, që nga viti 2010 ekziston një udhëzim administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share