Kurora e Mbretit do të modifikohet për kurorëzimin e Charles

Ceremonia e kurorëzimit të Charles do të mbahet më 6 Maj të vitit 2023

Kurora historike e Shën Eduardit, e cila ka qenë pjesa qendrore e kurorëzimit të monarkëve në Angli për më shumë se 350 vjet, është hequr nga Kulla e Londrës për t’u modifikuar për kurorëzimin e mbretit Charles III. Lajmin e ka bërë të ditur Pallati Buckingham, i cili ka lëshuar një deklaratë.

Kurora e shekullit të 17-të është ekspozuar në Kullën e Londrës dhe vizitohet çdo vit nga më shumë se një milion vizitorë. Kurora e Shën Eduardit zëvendësoi një version mesjetar, që mendohet se daton që nga shekullin e 11-të.

Charles III do të kurorëzohet me kurorën e Shën Eduardit gjatë ceremonisë solemne që do të mbahet në Westminster Abbey të Londrës më 6 Maj, ashtu siç edhe nëna e tij e ndjerë Mbretëresha Elizabeth II u kurorëzua në vitin 1953 në moshën 26-vjecare.

I shqetësuar për perceptimet publike, ai thuhet se ka kërkuar një ceremoni më pak luksoze sesa festimet e mbajtura për Mbretëreshën Elizabeth II.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share