Nuk lejohet që adhurimet të publikohen e të reklamohen, thotë hoxha i njohur nga Shkupi, Dr. Zekirja Bajrami në emisionin 99 Minuta.
Sipas Bajramit, postimet me urime e pamje të kurbanit nëpër rrjete sociale nuk janë të pëlqyeshme. Ai bëri thirrje që të gjithë besimtarët myslimanë, që do të bëjnë kurban për festën e Bajramit, të njëjtin të mos e publikojnë në “facebook”
“Kurbani bëhet për Allah, jo për facebook. Dhe, punë që bëhen për Allah nuk duan shumë reklamë”, thotë mes tjerash doktori i shkencave islame, Zekirja Bajrami./KlanMacedonia