BIT-PAZARI ME OFERTA JOSHËSE POR…
Oferta është e jashtëzakonshme. Në Bit-Pazar mund të gjesh gjithcka, varet nga thellësia e xhepit të konsumatorëve, njofton KlanM.
“Çdo bajram përgatitemi nga pak aq sa e ka rendin”.
“Çmimet shumë lartë janë, shumë lartë nuk ka ulje aspak”.
-As për Bajram?
-“As për Bajram, as para Bajramit nuk ka kurfar ndryshimi, lirime s`ka çmimet janë shumë të larta”.
Kriza ekonomike ka ndikuar në fuqinë blerëse të qytetarëve, por “adeti” e do që për Bajram të mos kursehet.
“Po po, çfar do blejm ilaçe, çmimet janë të larta me rrogën tonë, me pensionin tonë nuk mundemi por tani çfarë të bëjm ashtu është shteti”.
“Kemi dalur por s`ka gjë shtrejtë, çmimet janë të larta”.
Duke ia hedhur fajin shtetit për mos menaxhimin e duhur me krizën ekonomike, sic njofton KlanM, qytetarët shpresat mbase i kanë te ndihma e Zotit. Thonë se jeta është bërë e vështirë.
“Jo, jo nuk ka zbritje aspak, asnjë s`ka këtu. Zoti na ndihmoftë se këtu është shumë vështirë”.
“Përgatitemi tash, çmimet janë shtrejtë po s`kemi çfarë të bëjmë”.
Bit-Pazari frymon në prag të Kurban – Bajramit. Qytetarët, pavarësisht krizës ekonomike, janë mobilizuar maksimalisht që “sofra” e Bajramit të jetë më e begatshme. Është koha e pushimeve dhe mbase ardhja e mërgimtarëve dhe injektimet e tyre financiare do të kontribuojnë në rritjen e mirëqenies jo vetëm të qytetarëve por edhe tregtarëve. /KlanMacedonia/