PAGA DERI NË 1.000 EURO NË MUAJ, POR BARINJ AS PËR “ILAÇ”
“Barinjtë tani i paguaj 700 euro, 800 euro, 1000 euro por nuk shkon më askush, nuk ka barinj përsëri.”
Kështu shprehet blegtori Osman Ismani nga fshati Xhermë i Tetovës i cili dy ditë para festës së Kurban Bajramit ka dalë në treg për të shitur bagëtinë e tij të zgjedhur për kurban, njofton KlanM.
Edhe vet e pranon se çmimet janë më të larta se vitet e kaluara por siç thotë janë rritur shpenzimet dhe është punë shumë e vështirë që edhe me pagë 1.000 euro në muaj nuk mund të gjejë barinj.
– “Shitja filloi sot, ka interesim, mirë është.
– Si janë çmimet, a janë më të larta këtë vit?
– Çmimet janë më të larta sepse gjithçka është shtrenjtuar, ushqimet janë më të shtrenjta.
– 0011-2:36 me interesojnë çmimet, ky dashi këtu sa kushton?
– Çmimet janë 120 euro, 130, 150, 170 ka dash edhe 300 euro por këto nuk i marrin aq shumë” – tha Osman Ismani, blegtor nga fshati Xhermë, Tetovë.
Edhe blegtori Agim Ahmeti, sic njofton KlanM, thotë se brez pas brezi janë marrë me këtë punë dhe ankohet për shpenzimet e larta dhe vështirësitë për të gjetur barinj edhe pse pagat shkojnë mbi 1.000 euro në muaj.
“Gjenerata e re nuk e duan këtë punë, disa janë larguar jashtë shtetit dhe për bari është shumë problem. Bariu paguhet 700 , 800 euro me gjitha të paguara deri në 900 apo 1000 euro dhe kërkesa nga blegtoret ka shumë por ka mungesë për barinj” – tha Agim Ahmeti, blegtor.
Por blerësit që kanë vendosur që të presin kurban për këtë festë, sic njofton KlanM, thonë se nuk është edhe shumë i rëndësishëm çmimi kur behet fjalë për të realizuar ritin fetar siç është prerja e kurbanit.
– “Çmimi ishte 400 euro dhe 300,
– A janë shtrenjte si u duken çmimet?
– Për atë qe e ka vendosur nuk janë shtrenjte?
– Po
– Për kënd i keni blerë?
– Këto i bleva për vete.
– A pritni çdo vit kurban?
– Po, çdo vit pres.
Ndryshe, për të prerë kurban, sipas dispozitave fetare dashi apo delja duhet të plotësojnë disa kushte dhe të kenë mbushur një vit. Këtu përjashtohet kafsha e vogël e cila ka mbushur gjashtë muaj dhe e cila nëse përzihet me kopenë e kafshëve tjera të vogla, për nga madhësia nuk do të dallohej prej tyre. Ndryshe, Festa e Kurban Bajramit është më 28 qershor pas dy ditësh. /KlanMacedonia/