Në emisionin “Shije Shtëpie” këtë të enjte, në Tv Klan, është biseduar për skemat e mashtrimit në internet për shitjen e produkteve dhe cilat janë ato.
Gazetarja Amiona Vogli, e ftuar në programin e sotëm, ka treguar disa nga mënyrat se si ne mund të kuptojmë kur një artikull ose produkt është i rremë.
“Këto janë skema mashtruese, janë të rreme sepse replikohen në vende të ndryshme. Po t’i shikosh strukturën e shkrimeve, ka një shqipe që është e çalë. Është përkthyer në mënyrë automatike, nëpërmjet platformave online. Edhe personazhet që vendosen, se shpeshherë përdoren edhe dëshmitarë të cilët tregojnë si e kanë përdorur dhe çfarë, janë kryesisht edhe emrat ndonjëherë… se varet edhe në çfarë standardi është skema. Ka raste që skema ka bërë një kërkim dhe i ka vendosur një emër shqiptar, për shembull Fatbardha, por ka raste që kanë marrë dhe kanë ricikluar një emër të huaj i cili në shqip nuk ka as kontekst. Domethënë nuk mund të ketë një 68-vjeçare diku në një zonë rurale, emrin Kejt. Kështu që janë disa gjëra që lexuesi mund t’i bëjë vetë dhe mund t’i shtojë atë dyshimin që ky preparat ose ky artikull që unë po lexoj nuk është i duhuri. Ka disa elemente që duhet ta bëjë të dyshojë në këtë kuadër” – shprehet Aimona Vogli.