Mbrëmjen e sotshme në emisionin “Zemër Luana”, në autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës ka patur të ftuar mjaft special, ndonse Almeda Abazi dhe aktori u njohur turk Tolgahan Sayisman kanë ardhur ekskluzivisht nga Turqia.
Një ndër lojrat dedikuar pikërisht çiftit ka qenë “Afër syve, afër zemrës”, ku Tolgahan duhej ti përgjigjej pyetjeve të Almedës, përsa i përket marrëdhënies së tyre, ose nëse nuk përgjigjej, kapiteni i skuadrës së tyre Bes Kallaku duhet të vendoste shigjetat brenda zemrës.
Ka qenë një pyetësor mjaft argëtues, teksa Almeda e pyeste se çfarë mendonte kur e shihte në sy e Tolgahan përmendte vetëm fëmijët.
Njëjtë ai ka shprehur e shumë dashuri duke treguar se dashurinë për Almedën nuk e krahasonte me asgjë. Por ama, kulmi ishte teksa showgirl-i e pyeti: Kur e kuptove që isha unë shpirti yt binjak?
“Kur kemi ngrënë qofte”- ka thënë Tolgahan duke shkaktuar shumë të qeshura, ndërkohë që është pasuar nga Almeda duke thënë se e ka humbur romanticitetin./tvklan.al