Se kur do të dalin në shtije pronat e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, përgjigjja duhet të kërkohet tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ky është mendimi i Driton Nebiut, drejtor në Agjencinë për Menaxhim të Pronës së Konfiskuar, i cili shtoi se nga ana e agjencisë së tij janë kryer të gjitha procedurat.
“Këtë çyetje që ma parashtroni mua, ju kisha lutur që ta adresoni deri tek Qeveria e RMV-së sepse ne e kemi bërë tonën. Vendim dhe leje për të dalur në shitje na duhet nga qeveria”, thotë shkrutimisht Nebiu./KlanMacedonia