Dashuria nuk njeh kufi, veçanërisht kur bëhet fjalë për personin me të cilin keni ndarë jetën tuaj. Peter Burkhardt, një burrë 90-vjeçar nga Holanda, është mishërimi i përkujdesjes dhe sakrificës.
Çdo ditë, ai udhëton 17 kilometra për të parë gruan e tij 63-vjeçare, e cila vuan nga demenca dhe po kurohet në një institucion në Apeldoorn. Në ditë me shi, i moshuari merr një taksi ose e çojnë fëmijët me makinë, por thuajse gjithmonë ai i jep biçikletës deri atje.
Atij i duhet një orë për të arritur atje dhe një orë për t’u kthyer me biçikletë në shtëpi, megjithëse mund të zgjasë pak më shumë kur erërat janë shumë intensive.
Peter Burkhardt
“I ftohti nuk më shqetëson, në ditë me shi vesh një xhaketë të trashë”, tha ai për gazetën holandeze De Stentor. “Kështu që unë gjithmonë do të shkoj te gruaja ime.” Burkhardt e di rrugën përmendësh, pasi ai ka udhëtuar për tek institucioni për shtatë vitet e fundit.
“Më duhet ta pranoj situatën. Unë thjesht dua të jem me të çdo ditë. Nuk e lejoj dot mungesën e saj”, shprehet 90-vjeçari.
Edhe nëse donte të drejtonte makinën, Burkhardt-it nuk ka patentë edhe pasi është përpjekur shumë për ta siguruar. Megjithatë, asgjë nuk e ndalon atë të shkojë tek dashuria e tij.
Burkhardt thotë se gruaja e tij nuk i di vështirësitë që ai ka çdo ditë për të shkuar atje. “Nuk i them asgjë nga këto. Ajo më përqafon fort sa herë që shkoj.”
Djali i çiftit, Wouter thotë se kjo sakfrificë e mban gjallë të atin e tij dhe e sheh atë si shembull fryëmzimi.
Përkushtimi i Burkhardt sigurisht që ka prekur të tjerët. Por mbi të gjitha, ai ka bërë gjithçka mundet për të kaluar sa më shumë kohë me dashurinë e jetës së tij, pavarësisht rrethanave.
“Dua ta shoh, ta dëgjoj zërin e saj. Kur hyj në shtëpinë e të moshuarve e di menjëherë se ku është. Ajo nuk është më e njëjta, por ende e dashuroj si ditën e parë”, tha Burkhardt./tvklan.al