Kuqezinjtë nisin pushimet

Futbollistët e kombëtares shpërndahen në klubet e tyre, Silvinjo dhe stafi kthehen në Tiranë

Shqipëria rikthehet të fitojë dy ndeshje radhazi në kompeticonet ndërkomërbare pas 21 muajsh. Në Shtator 2021, mundi San Marinon dhe Hungarinë në kualifikueset Katar 2022.

Pas fitoreve të Qershorit, kuqezinjtë presin muajin Shtator të qetësuar mendërisht.  Ekipi i Silvinjos do të përballet në transfertë me Republikën Çeke, e më pas në Tiranë ndaj Polonisë.

I gatshëm për brazilianin, pritet të jetë edhe sulmuesi i Çelsit, Armando Broja. Ndërkohë kuqezinjtë kanë nisur pushimet. Një pjesë e mirë e tyre kanë vendosur që të udhëtojnë në qytetet e klubet e tyre nga aeroporti i Torshavnit.

Ndërkohë trajeri Silvinjo dhe stafi i tij kanë udhëtuar drejt Tiranës, me brazilianin që do të vazhdojë të qëndrojë edhe për disa kohë në kryeqytet.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share