Skuadra tetovare Shkëndija në kuadër të përgatitjeve për garat evropiane që po i zhvillon në Slloveni, sot ka zhvilluar ndeshjen e tretë kontrolluese, kësaj radhe me skuadrën e Sarajevës nga Bosnja e Hercegovina. Pas 90 minutave lojë fitues doli skuadra boshnjake duke fituar me rezultatin 2-0. Autor i golave për Sarajevën ishte Renan Oliviera.
Duhet theksuar se gjatë 90 minutave të lojës kuqezinjtë krijuan disa raste të cilat nuk u shfrytëzuan.
Pas tre ndeshjeve kontrioolluese ekipi tetovar ka të fituara dy ndeshjet e para kundër rumunëve Petrolul Ploiestit 3:2 dhe sllovenve të NK Rogaska 1:0, mdërsa pësuan disfatë në takimin e tretë kontrolluese me Sarajevën 0-2. Në ndeshjen e katërt dhe të fundit në kontrolluese në Slloveni, Shkëndija, më 4 korrik, do të përballet me HNK Gorica nga kampionati i Kroacisë.
Trajneri Ardian Nuhiu,ndeshjen kundër sarahjevës e nisi me këtë formacion: Taleski,Limani, Adili, Merxhani, Totre, Dita, Çinari, Krasniqi, Shala dhe Elzei, ndërsa në pjesën e dytë janë inkuadruar edhe pjesa tjetër e lojtarëve që janë disponim të ekipit. /KlanMacedonia/