Kupa e Shqipërisë 2022-2023/ Hidhet shorti, zbardhen dy çiftet gjysmëfinaliste

Është hedhur paraditen e kësaj të enjte shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2022-2023 ku kanë kaluar katër ekipe, Tirana, Teuta, Vllaznia dhe Egnatia. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku të pranishëm ishin Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe dy çiftet gjymëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Vllaznia – Egnatia dhe Tirana– Teuta.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 26 prill dhe 11 maj, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Vllaznia – Egnatia (26 prill)/ Egnatia – Vllaznia (11 maj)

Tirana – Teuta (26 prill)/ Teuta – Tirana(11 maj)

Finalja 01.06.2023

Lexo gjithashtu
Total
0
Share