Tikveshi dhe Voska Sport nesër në Shkup përballen në finalen e 31-të të Kupës së Maqedonisë së Veriut në Futboll. Për herë të parë në historinë e tyre, dy skuadrat, do të zhvillojnë “betejën” për ta fituar Kupën.
Voska Sport dhe Tikveshi pretendojnë ta fitojnë trofeun e Kupës, që do të ishte I pari në historinë e këtyre klubeve. Sikurse kapitenët poashtu edhe trajnerët kanë respekt për kundërshtarin, por thonë se do të japin maksimumin për të gëzuar tifozët e tyre.
“Tikveshi ka traditë të madhe, por për herë të parë mbërrinë në finale. Jemi ekip e re dhe menjëherë arritëm në finale. Tikveshi luan mirë, por dëshirojmë që ne ta fitojmë Kupën”, tha Srgjan Zaharievski.
“Nuk do të jemi modest, shkojmë për të fituar, pavarësisht nëse do të jetë në 90, 120 minuta lojë apo me penalty. Voska është ekip që meriton respektin. Shpresoj për finale të mirë”, tha Gjorgji Mojsov.
Ndeshja finale e edicionit të 31-të të Kupës së Maqedonisë së Vetiut në futboll zhvillohet të mërkurën në ora 19.00 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.
Fituesi i kësaj ndeshjeje përfaqëson vendin në garat evropiane./tvklan.mk