Kupa e RMV-së: Mësohen dyshet për sfidat e çerekfinales

SHKUPI – SHKËNDIJA FINALE PARA FINALES

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në praninë e përfaqësuesve të tetë ekipeve çerekfinalet u hodhë shorti për sfidat e çerekfinales së Kupën e Maqedonisë së Veriut, në futboll. Në vazot ishin emrat e shtatë skuadrave nga Liga e Parë e futbollit si Makedonija Gj.P, Akademia Pandev, Sileksi, Struga Trim Lum, Shkëndija, Shkupi dhe Bregallnica si dhe Vardari që garon në Ligën e Dytë Unike.

Në çerekfinale takohen: Shkupi – Shkëndija, Sileksi – Vardari, Struga Trim Lum – Bregallnica dhe Makedonija Gj.P – Akademia Pandev.

Ndeshjet çerekfinales së kupë lihen me 9 nëntor me fillim në orën 13:00

Kujtojmë se edhe në këtë fazë të eliminimeve luhet vetëm një ndeshje dhe nëse nuk ka fitues pas 90 minutave lojë, atëherë kalohet në ekzekutimin e penaltive, për të mësuar skuadrat që shkojnë në gjysmëfinale. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share