Klubi i futbollit në kategorinë e femrave Luboteni i Tetovës është fitues i Kupës së Maqedonisë së Veriut për të dytën vit radhazi, pasi sot në stadiumin e qytetit në Veles, arriti të mund ekipin Kamenica Sasa me rezultatin 1-0, që rezultoi të jetë i mjaftueshëm për të fituar trofeun e çmueshëm.
Autore e golit të vetën në këtë ndeshje finale ishte Aleksandra Markovska në minutën e tretë shtesë (93-të) të ndeshjes me një goditje direkt nga këndi.
Pra skuadra tetovare për të dytën herë me radhë në finale u përball me Kamenica Sasa vitin e kaluar në Gjorçe fitoi 4-0, ndërsa sot vetëm me rezultat 1-0./TvKlan.mk