Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll do të zhvillohet më 20 maj , por jo në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicës ashtu siç ishte njoftuar më parë, por te kampi stërvitore “Petar Milloshevski” i FFM-së. Shkaku i këtij ndryshimi të vendit për zhvillimin e ndeshjes finale sipas komistarit të garave Igor Frangovski janë kushtet e vështira të fushës dhe rrethë saj,prandaj finalja do të zhvillohet në Shkup. Nga ana tjetër arena “Todor Proeski” në Shkup tanimë ka filluar përgatitjet për ndeshjen kualifikiese për “Euro 2024” kundër Ukrainës në qershor.
Pra, duke marrë parasysh se edhe numri i tifozëve të dy skuadrave finalte nuk është edhe aq i madh atëherë vendimi që finalja të zhvillohet në kompleksin e FFM-së është i drejt dhe i pranuseshëm për të dyja skuadrat Struga Tim Lum dhe Makedonija Gj.P./KlanMacedonia/
Përgatiti: Shaban Sinani