KATËR NDESHJET ÇEREKFINALE FILLOJNË ORA 13:00
Të mërkurën në program janë ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonbisë së Veriut. Kryendeshje e kësaj çereklfinale është përballja Shkupi – Shkëndija, ndërsa Struga Trim Lum përballet me Bregallnicën , Sileksi me Vardarin dhe Makedonija Gj.P me Akademija Pandevin. Të gjitha ndeshjet fillojnë ora 13:00
Në stadiumin e Çairit do të përballen, aktualisht dy skuadrat më të mira në futbollin vendor, Shkupi dhe Shkëndija. Edhe pse bëhet fjalë për ndeshje të çerekfinales kjo sfidë është cilësuar si finale para finales. Shkupjanët vlerësojnë se terreni vendas dhe përkrahja e tifozëve do të jetë përparësi për rezultatin pozitiv.
“Mendoj që kemi arritur të analizojmë kundërshtarin, skuadra e Shkëndijës ka kualitet por ne do ta luajmë lojën dhe dhe ne në terrenin vendas besoj në fitore. Për ne kjo ndeshje është e rëndësishme, njëjtë sikur një finale. Andaj ditën e mërkurë të ftoj të gjithë përkrahësit e klubit tone të na përkrahin deri në minutat e fudit” deklaroi futbolliti Valid Hamidi
Nga ana tjetër, “kuqezinjtë” thirren në rezultatet pozitive jashtë Tetovës. Duke shpresuar se kjo traditë do të vazhdojë nga taborri I Shkëndijës respektojnë kundërshtarin, por vlerësojnë se do të kalojnë në raundin tjetër
“Sigurishtë ndeshje për kualifikim në raundin e radhës. Sigurisht se ne shkojmë ta kalojmë edhe Shkupin edhe pse bëhet fjalë për kampionin aktual, por ne megjithatë mendoj se kemi kualitet edhe mund të kalojmë” – tha Qatip Osmani.
Në tre takimet tjera të çerekfinales takohen: Struga Trim Lum – Bregallnica, Makedonija Gj.P – Akademia Pandev dhe Sileksi –Vardari. Meqë çerekfinalet luhen me një ndeshje, ekipet fituese kalojnë në gjysmëfinale. /KlanMacedonia/