Kupa e Maqedonisë: Shkëndija e Haraçinës eliminon Rabotniçkin

Ekipi i Ligës së Tretë, Shkëndija e Haraçinës ka bërë surprizën më të madhe në xhiron e parë të edicionit të sivjetmë të Kupës së Maqedonisë, pasi në shtëpi ka eliminuar Rabotniçkin me rezultat 2-0, njofton Telegrafi.

Në sport asgjë nuk është e pamundur, skuadra e Ligës së tretë Shkëndija nga Haraçina e Shkupit, e udhëhequr nga trajneri Erkan Murseli ka eliminuar favoritin e madh dhe një nga ekipet më të mira të Ligës së Parë, Rabotniçkin. Kjo ndeshje u luajt në kuadër të 1/16tës të Kupës së Maqedonisë. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2-0.

Kjo ndeshje u luajt në stadiumin e KF Fortunës nga lagja e Hasanbegut në Shkup. Golin e parë për kuqezinjtë nga Haraçina e shënoi Trpeski në minutën e 6-të. Rabotniçki më pas filloi të sulmonte me të gjitha forcat, duke luajtur vazhdimisht para portës së portieri Burhan Mustafa, por megjithatë favoriti i madh nuk arriti ta gjejë rrugën drejt rrjetës së Shkëndijës as edhe një herë.

Futbollistët e Shkupit nuk patën aspak problem në fazën e 1/16-të të Kupës së Maqedonisë, pasi mposhtën bindshëm skuadrën e Xhepçishtës me rezultat 0-8 (0-4).  Skuadra nga Shkupi shënoi katër gola në pjesën e parë ku shkëlqeu Edmundson, i cili shënoi “hat trick” ndërsa një tjetër e shënoi Clement Ansah.  Pjesa e dytë ishte rutinë për Shkupin, duke shënuar edhe katër të tjerë, dy herë shënoi Daci, ndërsa nga një shënuar Avornyo

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova ishte mysafire e ekipit nga Liga e katërt Jeni Maale në Manastir. Tetovarët treguan cilësinë e tyre në fushë dhe me rezultat, duke shënuar fitore 5-0 me autor Latifin, Krstevski, Kocev, Bamba dhe Shefiti.

Edhe Struga ka marrë fitore si mysafir, duke e mundur ekipin e Slloga Vinica me rezultat 1-6.

Besa ishte më i mirë se Ohri dhe shënoi fitore me rezultat 1-5, Arsimi ka avancuar tutje duke e mundur Kozhufin me rezultat 1-2. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share