Real Madridi dhe Al Ahly, sonte do të përballen në gjysmëfinalen e dytë e vlefshme për Kupën e Botës pë klube që mbahet në Maroko
Ndeshja Real Madridi – Al Ahly do të zhvillohet sonte në stadiumin Prince Moulay Abdellah në Marok, me fillim nga ora 20:00,
Fituesi i kësaj përballje do të përballet me Flamengon ose Al-Hilal në finale të shtunën. Ndërsa, humbësi do të luajë për vendin e tretë.
Al Ahly ka kaluar në gjysmëfinalen e tretë radhazi të Kupës së Botës për Klube. Fillimisht mposhti Auckland City dhe Seattle Sounders në raundin e kaluar për të kaluar në gjysmëfinalen shumë të rëndësishme kundër gjigantëve të Real Madrid.
Ekipi i Al Ahlyn në këtë ndeshje do të paraqiten Mostafa Shobeir, Karim Fouad dhe Akram Tawfik,
kampioni evropian në këtë ndeshje vinë pas humbjes në La Liga kundër skuadrës së Mallorcas, ku kjo e fundit e mposhti me rezultat minimal 1:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, madrilianë do të kenë disa mungesa të lojtarëve kyç si Courtois, Benzema, Militao, Mendy, Hazard dhe Lucas Vasquez.
Formacionet e mundshme
Al Ahly (4-3-3): El Shenawy; Hany, Metwalli, Abdelmonem, Maaloul; Fathi, Dieng, El Solia; Tau, Sherif, Abdel Kader
Real Madrid (4-3-3): Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Alaba; Kroos, Tchouameni, Modric; Valverde, Rodrygo, Vinicius Jr.
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/