Polemikat mes Argjentinës dhe Francës për rezultatin e finales së Kupës së Botës në Katar vazhdojnë.
Pas peticionit të tifozëve francezë për ta riluajtur finalen e Botërorit që u firmos nga rreth 227 mijë persona, argjentinasit janë përgjigjur me një kundërpeticion.
Fansat bardhekaltër i kërkojnë “Lë blë” që të pushojnë së qari pas humbjes. Pasi kundërpeticioni u publikua online nga nismëtari Valentin Gomez, mbështetja ishte e menjëheshme. Rreth 678 mijë persona e firmosën.
Qëndrimi i argjentinasve është se që pas triumfit, francezët nuk kanë pushuar së qari dhe ankuari dhe nuk e pranojnë që Argjentina është kampione e botës dhe se Mesi është lojtari më i mirë në histori dhe Mbape djali i tij.
Te Franca janë të pakënaqur me gjykimin në finalen e Dohas e gjithashtu me sjelljen aspak normale të disa prej futbollistëve argjentinas, të cilët kanë treguar mungesë respekti ndaj atyre francezë.
Argjentina u shpall kampione e botës nga gjuajtja e penalltive, pasi sfida përfundoi në barazim 3-3.
Klan News