Përparimet e fundit në frontin e Zaporizhzhia-s zbulojnë planet e ushtrisë ukrainase
Fortifikimet ruse janë dëmtuar nga ushtria ukrainase që po përparon në drejtim të rajonit të Zaporizhzhia-s. Në mediat ndërkombëtare po qarkullon një video e trupave ushtarake që duken triumfatore teksa valëvisin flamurin ukrainas.
Videot që vijnë nga fronti tregojnë autoblindat ukrainase teksa kalojnë fortifikimet ruse, të ashtuquajturat “dhëmbët e dragoit”. Kievi ka bërë të ditur se po vijon përparimi në dy fronte: drejt qyteteve Melitopol dhe Berdiansk.
Qëllimi i forcave ukrainase është të arrijnë në Detin Azov për të rimarrë disa territore të pushtuara nga Rusia për të arritur në gadishullin e Krimesë. Presidenti rus Vladimir Putin pranoi se sulmet ishin përshkallëzuar në Ukrainën jugore.
Por ai u shpreh se Ukraina nuk kishte pasur sukses në asnjë pjesë të frontit duke deklaruar se, Rusia i kishte zmbrapsur sulmet. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy po viziton zonat e frontit. Të enjten pasdite ai vizitoi katedralen Spaso-Preobrazhenskyi në Odesa që u godit me raketa nga Rusia.
Klan News