Një 55-vjeçar nga fshati Hotël i rajonit të Kumanovës ka raportuar në polici se ka gjetur një granatë deri sa po kryente punë në rrugë.
“Më datë 22.02.2024, në SPB=Kumanovë, Sh.B.(55) nga fshati Hotël, komuna e Likovës, ka raportuar se në lagjen “Bedinjë” të Kumanovës, gjatë kryerjes së punëve në rrugë, me makinë pune, ka gjetur një granatë. Një ekspert i piroteknikës nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtimit e ka tërhequr granatën dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një granatë mortaje të konzervuar me kalibër 120 mm. Kontroll është kryer edhe nga një ekip nga SPB-Kumanovë”, thonë nga MPB.