RREZIKON TË MBETET NË RRUGË ME DY FËMIJË
Në këtë ndërtesë duhej të fillojë një etape e re në jetën e Maja Dançevskës, por…
“Si është e mundur që të përfundojmë në rrugë me dy fëmijë të vegjël, me të cilët me të vërtetë nuk e di se ku do shkoj” – tha Maja Dançevska.
Investitori Snezhana Petrusheviq së bashku me bashkëshortin e saj Gjoko Petrusheviq në vend se të ndërtojnë sipas lejes, e cila lejon ndërtimin e shtëpisë private, ato kanë ndërtuar ndërtesë me 12 banesa. 7 prej të cilave i kanë shitur, e në mesin e atyre 7 personave është edhe Maja.
“ U dakorduam, ne e paguam 60% të shumës së përgjithshme të çmimit për banesën. Nënshkruam marrëveshje për shitblerje dhe në ndërkohë pritem që të shpërngulemi. Kur u përfundua ndërtesa, ne u shpërngulëm dhe pritëm që të përfundojë siç thoshte ai ajo procedura teknike që të na dorëzoj fletëpronësinë. Kur e pash se nuk ka fletëpronësi, unë vendosa të shkoj në kadastër ku më thanë se në këtë vend nuk ka asnjë ndërtesë, ajo është e paraparë për shtëpi dhe nuk do të mund të marr fletëpronësi” – tha Maja Dançevska.
Pasi Maja e ka kuptuar se çfarë po ndodh, pronari i objektit ka filluar me kërcënime.
Kërcënimet i ka paraqitur në polici, e Maja edhe pse i bëhej presion, nuk e ndali luftën për pronën që e ka paguar dhe nuk po mund ta shfrytëzojë.
Më në fund, në vitin 2017 Gjykata Themelore e Kumanovës vendos që t’ia konfiskojë pronën Snezhana Petrusheviqit dhe ta shpallë fajtorë për ndërtim ilegal.
Përveç se i konfiskohet prona, ajo do të dënohet edhe me dy vite burg me kusht, por askund nuk u akuzua për mashtrim e Maja mbeti edhe pa para por edhe pa pronë.
Edhe pse ka vendim të plotfuqishëm për konfiskimin e pronës, tanimë ish pronari kërkon nga Maja që ta lëshojë objektin, e kjo çuditërisht pranohet nga gjykata. Kjo sepse në kadastër ende nuk është shkruar kjo pronë si e konfiskuar nga shteti, e nga ana tjetër, gjykata nuk e njeh marrëveshjen e nënshkruar në noter mes Maja Dançevskës si blerëse dhe Snezhana Petrusheviqit si shitëse, për shkak se objekti që është shitur ligjërisht nuk ekziston.
U përpoqëm të marrim prononcim edhe nga investitori Snezhana Petrusheviq. Ajo nuk ishte në shtëpinë e saj. E ëma e saj tha se nuk di gjë për rastin.
Maja është e futur në këto labirinte juridike që prej vitit 2014, e fundi mund të jetë i dhimbshëm për atë dhe familjen e saj. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Furkan Saliu