Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba deklaroi se vizita e presidentit amerikan, Joe Biden në Kiev e sinjalizon Rusinë se askush nuk frikësohet prej saj.
Kuleba në kumtesën me shkrim tha se vizita është historike dhe se edhe Bajden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky janë të kënaqur nga bisedimet.
“Kjo vizitë është fitore për popullin ukrainas dhe presidentin Zelensky”, theksoi ai.
“Ajo u zbatua edhe përkundër të gjithave, për shkak të fitores së Ukrainës dhe tërë botës së lirë”, deklaroi Kuleba.
Ai vlerësoi se ky është sinjal i qartë se askush nuk frikësohet nga Rusia.
Presidenti i SHBA-së sot arriti për vizitë të paparalajmëruar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në prag të përvjetorit të parë të sulmit rus ndaj Ukrainës.