Kuleba nuk vjen në Shkup shkaku i Lavrovit!

NUK MARRIN PJESË AS ESTONIA, LETONIA DHE LITUANIA

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitri Kuleba, nuk do të jetë i pranishëm në Samitin e OSBE-së në Shkup.

Rusia shkatëron OSBE-në, kurse ardhja e delegacionit rus do ta përkeqësojë krizën në këtë organizatë – ishte mesazhi i Kievit zyrtar.

“Moska keqpërdor rregullin e konsensusit, shërbehet me kërcënime dhe shantazhe të hapura, bllokoi kandidaturën e Estonisë, kurse Rusia në mënyrë të jashtëligjshme ka arrestuar tre ukrainas, përfaqësues të OSBE-së, që janë në burg më shumë se 500 ditë”, thonë nga MPJ e Ukrainës.

Ndërkohë, Ministrat e Jashtëm të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë përmes një deklarate të përbashkët kanë njoftuar se vendet e tyre nuk do të marrin pjesë në Samitin e OSBE-së në Shkup, për shkak të pjesëmarrjes së kolegut të tyre rus, Sergej Lavrov.

Sipas deklaratës së përbashkët, prania e Lavrovit në Shkup, rrezikon legjitimimin e agresionit rus në Ukrainë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share