Kujt do t’i shkojë pasuria miliardëshe e Berlusconit?

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, ka vdekur të hënën më 12 qershor në moshën 86-vjeçare.

Por, pak kohë pas vdekjes së tij është aktualizuar çështja se kujt do t’i mbetet pasuria miliardëshe.

Mediat italiane raportojnë se pasuria do të ndahet mes fëmijëve të tij që i ka nga dy martesat.

Ende mbetet të shihet nëse ish-kryeministri italian i ka ndarë ndonjë pjesë të pasurisë gruas së tretë Marta Fascina, e cila u martua vetëm simbolikisht.

Nga deklarata e pasurisë në vitin 2021 e paraqitur nga Berlusconi në Parlament ka një shumë të tatueshme prej gati 18 milionë eurosh.

Por, tema kryesore e trashëgimisë është ndarja e aksioneve të kompanive, të cilat gjithashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm.

Nëse në vend të testamentit 86-vjeçari do të kishte rregulluar ndryshe një të tretën e trashëgimisë në disponueshme, Barbara, Eleonora dhe Luigi mund të bëheshin pronarë të 45 për qind të pasurisë.

Pasuria e Silvio Berlusconit, llogaritet të jetë mbi 5.9 miliardë euro.

Përpos që ishte kryeministër, ai kishte në pronësi edhe klubin e madh italian AC Milan, të cilin e shiti në vitin 2017-të, për ta blerë Monzan, të cilin e ngriti në Serie A nga kategoritë më të ulëta.

Berlusconi ishte edhe pronar i gjigandit mediatik Media Set.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share