SOFIJANOVA KA KUJDESTARUAR EDHE NGA SLLOVENIA
Mjekët ndoshta edhe duhet të kenë ndonjë super-fuqi sekrete, posaçërisht kur është në pyetje shërimi i pacientëve, e në veçanti nëse pacientët janë fëmijë. Por në këtë rast, super-fuqia e drejtoreshës së Klinikës për fëmijë, Aspazija Sofijanova, është që të jetë në dy vende, në dy shtete, në të njëjtën kohë. E kjo, jo për të shpëtuar pacientë, por për të marrë mijëra denarë më shumë për orë shtesë të kaluara në punë, raporton Klan M.
Kujdestaria është e rëndë dhe duhet të paguhet mirë, por jo edhe kur je kujdestar vetëm në letër.
Prej në 15 gusht deri në 15 shtator keni qenë në?
Po, isha në qëndrim studimor në Slloveni.
Po, ashtu është. E gjatë kësaj kohe keni paguar orë shtesë për kujdestari sipas dokumenteve që i kemi. Tek ju këtë evidencë e bën motra kryesore, por në fund ju u përmirësoni.
Unë i përmirësoj?
Po. Dhe i dërgoni me nënshkrimin tuaj tek shërbimi i financave. Ja këtu për shembull jeni paguar për datë 17, 23, 31, 6 dhe 14 shtator për 24 orë kujdestari dhe këtë e dëshmon edhe dokumenti.
Po, por unë kam qenë kujdestare në Slloveni. Unë kam qenë atje gjatë gjithë kohës në kujdestari, unë atje nuk kam shkuar të pushoj.
Ajo që e thotë Sofijanova nuk korrespondon me atë që vet e ka shkruar në rrjetet sociale.
Në dokumentin që vet e ka nënshkruar dhe e ka shkruar, qëndron se me 14 gusht ka qenë në kujdestari për 24 orë. E në rrjetet sociale ka publikuar fotografi nga Grosuplje e Sllovenisë, me mbishkrimin “dita e fundit në Slloveni”. Se si ka arritur prej në Slloveni drejt në kujdestari 24 orëshe, është e pashpjegueshme.
E fakt tjetër që e demanton Sofijanovën, janë edhe listat e kujdestarisë të cilat është e angazhuar ti përgatis motra kryesore e ndërrimit kujdestar.
Tek lista e motrës kryesore shkruan se Sofijanova ka vetëm një kujdestari edhe atë me datë 24 në dokumentin tjetër zyrtar vetëm 8 orë kujdestari që paguhet 155% më shumë dhe 15 orë tjera që paguhen 207% më shumë.
Tek redaksia e Klan Maqedoni, erdhën dokumente edhe për muajin mars, prill, maj dhe qershor.
Në të gjitha dokumentet metoda është e ngjashme.
Për muajin mars, Sofijanova ka të evidentuara vetëm 32 orë kujdestari, e është paguar për 96 orë.
Për muajin prill, Sofijanova nuk ka të evidentuara asnjë orë të vetme në kujdestari, e është e paguar për 96 orë.
Për muajin maj, Sofijanova ka të evidentuara vetëm 16 në kujdestari, e është e paguar 120 orë.
Për muajin qershor, Sofijanova ka të evidentuara 36 orë në kujdestari, e është paguar për 96 orë dhe 24 orë tjera shtesë për punë gjatë festave.
E për muajin e fundit, asnjë mjek që ka qenë kujdestarë nuk është paguar më shumë se Sofijanova.
Prej 30 personave të stafit mjekësor që kanë qenë në kujdestari, shuma më e lartë që ka paguar institucioni është 22 000 denarë, e Sofijanova ka marrë 46 740 denarë.Të gjitha këto akuza, Sofijanova tentoi që ti shmangë duke kërcënuar, e jo duke dhënë përgjigje për atë që e flasin dokumentet.
Do të bësh kronikë?
Po, normal.
Do të bësh kronikë për këtë temë? Për të ardhurat e mia në klinikë?
Po! Absolutisht, këto janë para publike dhe e kam patjetër.
Kush ia ka dhënë këto dokumente?
Nuk e di.
Unë do të padis për keqpërdorim të detyrës time publike. Nëse vazhdon kështu, unë do të padis ty! Këtë ta kesh të qartë!
Si është e mundur që ti të arrish deri tek këto dokumente?
Përse po lodheni me dokumentet nëse të ardhurat i keni sipas rregullave.
Këto dokumente janë të brendshme Z. Furkan. Kjo është shumë jo korrekte nga ana juaj.
Më padisni lirisht.
Me siguri do të kesh padi Kështu kopje që ti i ke marrë, kjo është keqpërdorim i të dhënave të brendshme.
Më padisni pra.
Unë do të padis.
Interesi publik është më i madh se privatësia.
Jo, interesi yt me mua do të jetë më i madh sepse prapa meje qëndrojnë njerëz. Nuk dua ta vazhdojë këtë bisedë, e ti tani do të paraqitesh aty ku duhet.
Ndërkohë, nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve kanë shprehur keqardhje për mënyrën e komunikimit gjatë ditës së djeshme, kurse Drejtorja Sofijanova duke reaguar përmes një postimi në Facebook, shkruan se mënyra e llogarisë së kujdestarive është e vërtetuar me akt përkatës juridik dhe se respektohet në detaje. Ajo thotë se paga e saj asnjëherë nuk ka qenë 300.000 denarë. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Furkan Saliu