Kujdestari i gjarpërinjve mbytet nga boa e tij 5-metërshe

Një kujdestar gjarpërinjsh gjeti vdekjen pasi boa me gjatësi 5.4 metra që mbante në shtëpi iu mbështoll rreth qafës.

Elliot Senseman, 27 vjeç nga Pensilvania, SHBA, u gjet nga policia së bashku me gjarprin e tij gjigand. Autoritetet shkuan drejt shtëpisë së tij pasi morën një telefonatë për një burrë nën arrest kardiak me një gjarpër rreth qafës.

“Policët reaguan dhe e qëlluan gjarprin me shpresën për të çliruar viktimën”, raportoi një prej tyre. Rrethanat e ngjarjes nuk janë ende të qarta. “Për shkak të situatës së llahtarshme, nuk pati intervista në vendngjarje lidhur me gjarprin, origjinën apo diçka tjetër të këtij lloji”.

Senseman ishte një kujdestar gjarpërinjsh me përvojë dhe kishte punuar me kafshët që prej moshës 10-vjeçare, tha familja e tij.

Në shtëpi ishin edhe dy gjarpërinj të tjerë si dhe kafshë të llojeve të ndryshme. Senseman shpëtonte gjarpërinj të braktisur ose të keqtrajtuar dhe i vendoste në shtëpi të reja. Boa ishte i neglizhuar dhe i keqtrajtuar, thanë familjarët.

“Ai po punonte ende me të sepse ishte kaq agresiv saqë nuk mund të vendosej ende diku tjetër”, shpjegoi nëna e tij.

Gjarpërinjtë boa janë një kafshë e mirë shtëpiake që përshkruhen si të sigurta dhe pa nevojën e ndonjë kujdesi të veçantë. Por Senseman dëshironte që njerëzit të ishin edhe në dijeni të risqeve.

I riu ndërroi jetë në spital për shkak të dëmtimit anoksik të trurit ose mungesës së plotë të oksigjenit në të./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share