QEVERIA: ÇMIMET ULEN NGA 5% DERI 10%
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes një komunikate, thotë se vendimi për “ngrirjen” e marzhës së produkteve të caktuara me qëllim të kufizimit të rritjes së çmimeve, ka dhënë rezultate të menjëhershme. Sipas Qeverisë, cmimet e produkteve bazë janë ulur nga 5 deri në 10%. Korigjimi I cmimeve bëhet nga sot, kurse do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. Ulje më e madhe pritet te vaji I gatimit deri në 10%, pastat si dhe të gjitha produktet tjera themelore që përfshihen me vendimin qeveritar, raporton KlanMacedonia.
Qeveria ka parashikuar ngrirjen e çmimeve të disa produkteve bazë, por në terren situata është ndryshe.
Një qytetar i cili kishte ardhur për të blerë disa produkte bazë na e dha kuponin fiskal që tregon se dje vajin e ka blerë për 134 denarë ndërsa sot i njëjti vaj ishte 139 denarë. Qytetarët ankohen për cmimet.
“Çmimet janë shumë të larta, çdo ditë rriten, çdo ditë jam në treg 1000 denarë nuk blejmë asgjë dhe jemi akoma të uritur”.
Ndërsa Stefani që kishte bërë pazarin gjithashtu tha se çmimet vazhdojnë të rriten.
– Çmimet janë shumë të larta,
– Çfarë blejtet sot?
– Qumësht, birrë dhe vezë
– Sa kushtuan?
– Qumështi ishte 72 denarë, vezët 100, birra 100
– Çmimet ende nuk janë ngrirë?
– Jo, jo, ende jo
Në periudhën e ardhshme, sic thonë nga Qeveria, në mënyrë intensive do të vazhdojnë kontrollet për tregtarët, me qëllim që të mos ketë rritje drastike të marzhave dhe të njëjtët do të sanksionohen në mënyrë adekuate. Qeveria edhe në të ardhmen do ta ndjek situatën dhe nëse kushtet e tregut e lejojnë, do të shqyrtohet mundësia që vendimi të prolongohet deri në fund të vitit 2022 /KlanMacedonia/
https://www.youtube.com/watch?v=0PqVDaBrAfE