Kualifikohen Portugalia dhe Koreja e Jugut, eliminohet Uruguai

Portugalia dhe Koreja e Jugut janë kualifikuar dhe kanë kaluar grupin H për të vazhduar më tej aventurën në Botërorin 2022.

Në ndeshjet e sotme, Koreja e Jugut fitoi 2 me 1 me Portugalinë. Ndërsa në ndeshjen tjetër, Uruguai fitoi 2 me 0 me Ganën, por u skualifikua pasi nuk favorizohej nga avantazhi.

Kështu, Uruguai dhe Gana shkojnë në shtëpi, ndërsa Portugalia dhe Koreja e Jugut kalojnë në fazën tjetër. Për portugezët kjo e sotmja nuk ishte ndeshje vendimtare pasi kishin 2 fitore radhazi dhe ishin automatikisht të kualifikuar. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share