Avokati Arianit Koci ka udhëtuar drejt Serbisë në përpjekjen e tij për të gjetur dhe transferuar për në Kosovë trupin e Faton Hajrizit.
Nga Serbia, avokati Koci në një përgjigje për T7 ka thënë se fillimisht ka qenë për vizitë në morg dhe se ndodhet në stacionin policor të Lloznicës aty ku ka ndodhur edhe vrasja e Faton Hajirizt.
Avokati Koci ka sqaruar se në stacionin policor të Lloznicës ndodhet për orë të tëra.
“Tash jam në polici qe disa orë, në Lloznica aty ku e kanë vra”, ka thënë Koci për T7./GazetaExpress/