SHBA-ja ka bërë përgjegjës për sulmin grupet militante të mbështetur nga Irani, të cilët prej muajsh kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj forcave amerikane në rajon pas fillimit të luftës Izrael-Hamas në tetor. Pas sulmit vdekjeprurës me dronë, SHBA-ja ka forcuar mbrojtjen në bazën e Jordani, ndërsa përgatitet për një përgjigje më të gjerë ndaj Iranit dhe aleatëve të tij në rajon.
Edhe pse një përgjigje më e madhe ushtarake e SHBA duket e pashmangshme, disa fraksione të mbështetura nga Irani u zotuan të vazhdojnë të sulmojnë forcat amerikane në Lindjen e Mesme. SHBA-ja po tregohet e përmbajtur pasi pret rezultate konkrete nga bisedimet për një armëpushim të ri në Gaza. Një zyrtar i lartë i Hamasit tha të premten se grupi do t’i përgjigjet “shumë shpejt” propozimit që përfshin pushim të zgjatur humanitar në Gaza dhe shkëmbime në faza të pengjeve të mbajtur nga Hamasi.
Lufta e Izraelit në Gaza kërcënon të përhapet në vendet fqinje, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të zyrtarëve të lartë në mbarë globin për të ulur tensionet rajonale.
Klan News