Komisioni për Sëmundje Infektive njoftoi se ka shqyrtuar përfundimet e Komisionit Nacional për Imunizim në lidhje me vaksinimin me dozën e katërt të vaksinës kundër Covid-19. Nga KSI thonë se të gjitha personat mbi 18 vjet, që kanë marrë dozën e tretë, mund të marrin edhe dozën e katërt, ndërkaq e njëjta preferohet më tepër për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
“Vaksinimi me dozën e katërt është planifikuar të kryhet me vaksinën mRNA të Pfizer ose Moderna. Intervali i rekomanduar ndërmjet dozës së tretë dhe të katërt, pra dozës përforcuese, është të paktën katër muaj”, thonë nga KSI.