MSH: RASTI TRAJTOHET KONFORM REKOMANDIMEVE TË OBSH-së
Nuk duhet të shkaktohet panik lidhur me situatën e re me ethet hemoragjike të ashtuquajtuar kongoane – krime, ka siguruar përmes një deklarate për Agjencinë e Lajmeve MIA, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zlate Mehmedoviq, njofton KlanM.
Sipas tij, në të ardhmen e afërt, nuk pritet të ketë raste tjera të këtyre etheve.
Sipas Mehmedoviqit, rasti i parë ka të bëjë me infektim të drejtpërdrejtë, kurse i dyti, sipas të gjitha gjasave është shkaktuar përmes gjakut të kontaminuar.
“Nuk priten raste tjera, megjithatë kjo nuk është hera e parë që në vendin tonë të paraqitet lloji i këtillë i sëmundjes, flasim për ethet kongoane-krime hemoragjike. Se ka patur në të kaluarën – ka patur, se paraqitet në rahon – paraqitet, se do të ketë dukuri të këtilla – do të ketë. Por, kjo nuk do të thotë se jemi buzë shpërthimit të epidemisë së re që seriozisht do të cënojë jetën dhe shëndetin” – tha Zlate Mehmedoviq.
Ndryshe, një e punësuar në Klinikën Infektive ka pasur simptoma të etheve hemoragjike kongo-krime. Bëhet fjalë për njërën nga 29-të personat që ishin nën mbikqyrje pas kontaktit të drejtpërdrejtë me 27 vjeçaren nga Shtipi që ndërroi jetë si pasojë e kafshimit nga rriqrat. Kompetentët, sic njofton KlanM, e kanë identifikuar si kontakt me rerzik mesatare, kurse simptomat janë paraqitur në ditën e nëntë të izolimit.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thën se lidhur me këtë rast veprohet konform rekomandimeve të OBSH-së.
Pacientja, sipas komunikatës së MSH-së, është e shtruar në Klinikë kurse Departamenti për epidemiologji të sëmundjeve ngjitëse pranë Institutit për Shëndet Publik – Shkup, menjëherë ka formuar ekipin për ekspertizë në terren.
Inspektorat Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, sic njofton KlanM, ka vënë nën mbikqyrje edhe 11 persona me rrezik shëndetësor që të parandalohet përhapja e etheve hemoragjike kongoane-krime. 10 janë pjesëtarë të familjes të punonjëses së infektuar në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse si dhe një kolege e saj. Për rastin e parë ishin dhënë 29 vendime për mbikqyrje, me çka në total numri shkon në 40 mbikqyrje. /KlanMacedonia/