KSI: Nis vaksinimi me dozën e katërt të vaksinës anti-Covid

DOZA E KATËRT ME “PFIZER” DHE “MODERNA”

Komisioni për Sëmundje Infektive në takimin e sotëm ka shqyrtuar konkluzionet e Komisionit Kombëtar për Imunizim, lidhur me nisjen e vaksinimit me dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19.

Dozën e katërt, sipas Komisionit për Sëmundje Infektive, mund ta marrin personat mbi 18 vjec, që kanë marrë tre dozat e vaksinës kundër COVID-19. Nga sot qytetarët mund t`u drejtohen punkteve të vaksinimit dhe nuk ka nevojë për t`u vcaktuar termini.

Vaksinimi me dozën e katërt, sipas KSI-së, parashihet të zbatohet me vaksinat “Pfizer” dhe “Moderna”. Kohëzgjatja e rekomanduar midis dozës së tretë dhe të katërt është së paku katër muaj.

Autoritetet e shëndetësisë dozën e katërt ua rekomandojnë të sëmurëve kronik, pacientëve në dializë, pacientëve me imunitet të kompromituar dhe personat mbi 60 vjec.

Nga KSI njoftojnë se vendi ynë disponon me sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe u bënë thirrje qytetarëve që të imunizohen kundër COVID-19, me qëllim të fitimit të imunitetit plotësues. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share