KSI: Mbajtja e detyrueshme e maskave nëpër spitale dhe azilet e pleqve!

“S`KA RREZIK TË ANULOHET NISJA E GJYSMËVJETORIT TË DYTË”

Mbajtja e detyrueshme e maskave nëpër institucionet shëndetësore dhe në azilet e pleqve dhe të ndalohen vizitat nëpër spitale dhe shtëpitë e pleqve – ka rekomanduar Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në seancën e sotme për shkak të numrit në rritje të të sëmurve nga gripi.

Këto rekomandime, Komisioni i dorëzon në Ministrinë e Shëndetësisë, kurse fjalën e fundit do ta ketë Qeveria.

“Kemi hyrë në sezonën e influencës dhe sërish duhet të mendojmë për mbrojtjen e personave më të vjetër se 65 vjec, të sëmurët kronik dhe u bëjmë thirrje nëse nuk janë vaksinuar, të mbrohen me marrjen e vaksinës kundër gripit”, tha Aleksandar Petliçkovski.

Për momentin nuk ka rrezik të anulohet nisja e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor, që duhet të nis javën e ardhshme.

“Viti shkollor do të nis. Për momentin s`ka rrezik se dicka e vecantë do të ndodh. Rikujtojmë për masat higjienike, ajrosjen e ambienteve. Për momentin s`ka nevojë për dicka serioze”, tha Aleksandar Petliçkovski.

Drejtorja e Klinikën Infektive, Milena Stevanoviq, ka njoftuar se që nga fillimi I sezonit të gripit kanë ndërruar jetë 6 persona. Rasti I fundit është një grua 45 – 46 vjecare, me sëmundje shoqëruese.

“Për momentin, shtatë persona janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive, pesë janë konfirmuar, për dy priten rezultatet.  Me COVID-19 janë të shtruar 6 persona”, tha Milena Stevanoviq.

Sipas të dhënave të ISHP-së, që nga fillimi I sezonit të gripit në tetor, kur epidemiologët kanë regjistruar 196 të prekur, në janar numri ka shkuar në 1.025 të sëmurë.

Deri në javën e parë të janarit, 60.766 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share