KSHZ: Përfundoi rivotimi për të sëmurët, të burgosurit dhe për personat në qendra të kujdesit jashtëfamiljar!

Ka përfunduar rivotimi I të sëmurve, I të burgosurve dhe personave të akomoduar në qendrat për kujdes jashtëfamiljar, që u takojnë vendvotimeve ku u shfuqizuan votimet e 8 majit për zgjedhjet parlamentare, njofton KlanM.

Gjithsejt 45 votues që ishin lajmëruar si të sëmurë, patën të drejtë vote në rivoimet në Zhelinë, Krushevë, Ohër, Dollnen dhe Strugë.

Në Zhelinë, sic njofton KlanM, votuan 4 persona, në Krushevë nga 20 të regjistruar votuan 18, kurse në vendvotimin 1202 votuan të 6 të regjistruarit.

Në vendvotimin 1272 në Ohër, të drejtën e votës e shfrytëzuan 2 personat e regjistruar në certifikatën e posacme të Listës Zgedhore.

Në vendvotimin 1470 në Dollnen ku kishte 7 të regjistruar dhe në vendvotimin 1470/1 me 2 të regjistruar, sic njofton KlanM, të gjithë e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Në vendvotimin 1844 në Strugë, të 4 personat votuan gjatë së martës.

Votimi përfundoi edhe për personat që vuajnë dënimin me burg dhe për personat e akomoduar në qendrat për kujdes jashtëfamiljar, njofton KlanM.

Të 5 votuesit e paraqitur për të votuar në burgjet e Prilepit dhe Shutkës, të martën votuan në objektet ku vuajnë dënimin si dhe 2 votuesit në qendrat për azil të pleqve në Karposh dhe Manastir, sic njofton KlanM, shfrytëzuan të drejtën e votës.

KSHZ-ja ka njoftuar se votimi është zhvilluar pa pengesa dhe pa parregullsi të denoncuara.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share