Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot paraqiti nismën e tij për kandidaturë për mandatin e dytë në krye të shtetit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).
Këtë e bënë të ditur nga KSHZ-ja nëpërmjet një njoftimi bë facebook, ku dhe informuan se nënshkrimet do të mblidhen në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e Komisionit në mbarë vendin.
“Njoftim për dorëzimin e Iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidim për President të Shtetit.
Sot, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve është dorëzuar Iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e Stevo Pendarovskit. Nënshkrimet do të mblidhen në Njësitë/Zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në të gjithë territorin e vendit”, njoftojnë nga KSHZ-ja.
Pendarovski tha se kishte marrë mbështetjen e shumë qytetarëve, profesorëve universitarë dhe personaliteteve kulturore për të qenë president i të gjithëve. Ai u bëri thirrje njerëzve të nënshkruajnë për kandidaturën e tij në zyrat rajonale të KSHZ-së.