REZULTATET E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE
KSHZ-ja ka pranuar shtatë ankesa – 6 në Njësinë e Pestë Zgjedhore dhe një në Njësinë e 6-të.
Në Njësinë e 5-të Zgjedhore janë pranuar ankesat për vendvotime në Ohër, dy në Krushevë, Strugë dhe 2 në Dollnen.
Në Njësinë e 6-të Zgjedhore është pranuar ankesa për vendvotimin 2102 në Zhelinë.
Debatet për ankesat në Njësinë e 5-të Zgjedhore në KSHZ, janë shoqëruar me tensione.
“Bëhet fjalë për disa persona që janë nënshkruar për të gjithë personat. Keni 20 herë D.M., keni nënshkrime të ngjashme të gjithë, 3 – 4 nënshkrime janë në gjithë certifikatën e listës zgjedhore, nëse kjo nuk është simptomatike, atëherë nuk e di se çfarë është simptomatike” – tha Dashtevski.
Ankesa u miratua me një votë kundër, nga nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, e cila tha se numri i votuesve përputhet me numrin e nënshkrimeve.
“Një anëtarë edhe pse nuk është ekspert të propozojë se nënshkrime janë të njëjta derisa në pajisjen e identifikimit të votuesve, shihet qartë se kanë votuar cilido numër qoftë. Nëse mungon diçka do të konkludojmë, por sa i përket pjesës së nënshkrimeve ne veç më kemi identifikim të votuesve me identifikim biometrik” – tha Ditmire Shehu.
Partitë politike që konstestojnë vendimin e KSHZ-së, mund të ankohen në Gjykatën Administrative. Kjo Gjykatë duhet të vendos sipas ankesave në afat prej 48 orëve.
Një pjesë e mediave njoftojnë se rivotimi eventual mund të bëhet më 22 maj.