KSHZ-ja sqaron detajisht ndryshimet në Kodin Zgjedhor

ZGJEDHJET 2024

Komisioni Shtetëror Zgjedhor  shpjegoi më detajisht ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor, duke përfshirë këtu afatin e dokumenteve  personale, personat që mbushin 18 vjeç mes dy raundeve zgjedhore, rregullat për votuesit e diasporës, por edhe deri kur qytetarët mund të bëjnë kontrrollin e të dhënave.

Me ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor vetëm pak ditë më parë, qytetarët u informuan se do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar edhe nëse letërnjoftimi ose pasaporta e tyre ka skaduar në afatin prej nëntë muajsh nga data e zgjedhjeve. Për të shmangur çdo ngatërresë,  KSHZ tregoi datat fikse që përfshin ky nëntë mujor.

“Nësë marrim parasysh harkun kohorë, kjo do të thotë se në zgjedhjet presidenciale që mbahen më 24 prill, qytetarët, respektivisht votuesit, do të mund  të identifikohen me dokumente të vlefshme, por edhe me dokumente personale afati i të cilave ka skaduar duke nisur nga data 24 korrik 2023.Ndërsa për zgjedhjet parlamentare do të mund të identifikohen votuesit me dokumente personale të vlefshme, por edhe me dokumente personale, letërnjoftim ose pasaportë që kanë skaduar nga data 8 gusht 2023  përfshirë edhe 8 majin e vitit 2024. ”, tha Lupka Guguçevska.

Zëdhënësja e KSHZ-së shpjegoi edhe rregullativën ligjore për personat që mbushin 18 vjeç mes dy raundeve zgjedhore.

“Në Listën Zgjedhore do të  regjistrohen të gjithë personat që kanë mbushur 18 vite jetë, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve, në bazë të aktit për shpalljen e zgjedhjve, që kanë vendbanim në territorin e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të thotë se në Listën Zgjedhore për zgjedhjet parlamentare do të regjistrohen të gjithë qytetarët që kanë  mbushur 18 vjeç, përfshirë datën 8 maj 2024. Ndërsa në zgjedhjet presidenciale do të përfshihen vetën qytetarët që kanë mbushur moshën 18 vjeç, duke përfshirë datën 24 prill”, tha Lupka Guguçevska.

Sa i përket diasporës, në 52 vendvotimet e caktuara deri  tani janë regjistruar gjithsej 1451 aplikime, prej të cilave 1101 janë pranuar, 159 janë refuzuar dhe 191 nuk janë procesuar. Që në këto vendvotime të realizohet procesi zgjedhorë, në çdo vendvotim nuk duhet të ketë më pak se 10 votues të regjistruar. Të gjithë qytetarët  kontrollimin e të dhënave të tyre në Listën Zgjedhore do të mund ta bëjnë jo më vonë se data 18 mars 2024 në mesnata./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share