KSHZ-ja miratoi konkluzionin për rezultatet përfundimtare të votimeve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Në konkluzionin, sic thuhet, për zgjedhjet e 24 prillit, në listën zgjedhore kanë qenë të regjistruar 1.814.317 votues kurse kanë votuar 905.622 qytetarë.
Fletëvotime të papërdorura kanë qenë 908.720, fletëvotime të vlefshme 881.040 kurse të pavlefshme 24.560.
Këto janë rezultatet përfundimtare, që u lexuan nga Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski;
1.Gordana Siljanovska Davkova – 363.085
2.Stevo Pendarovski – 180.499
3.Bujar Osmani – 120.811
4. Maksim Dimitrievski – 83.855
5. Arben Taravari – 83.337
6.Biljana Vankovska – 41.331
7.Stevço Jakimovski – 8.121
Në rrethin e dytë zgjedhor të 8 majit, Dashtevski theksoi se do të votohet për Stevo Pendarovskin me numër rendor 1 dhe Gordana Siljanovska Davkova me numër rendor 2.
Në seancën e sotme të KSHZ-së u njoftua se për zgjedhjet e dyfishta të 8 majit, në KSHZ, në mënyrë plotësuese kanë mbërritur akreditimet e 52 monitoruesve, 11 ndërkombëtar dhe 5 gazetarë të huaj.